Ish- trajneri i Vllaznise Mirsad Jonuz nga sot eshte vene ne krye te nje ekipi te ri. Behet fjale per Fc Lusail Doha te Katarit. Tekniku maqedonas ka firmosur dhe eshte prezantuar tek kjo skuader.

Jonuz ka qene prej nje jave ne Katar, por sipas protokolleve, atij i eshte dashur të kalojë shtatë ditë në karantinë dhe më pas ka ardhur edhe prezantimi.

Kjo është një kontrate e shkëlqyer, 150 mijë USD që tekniku maqedonas 58-vjeçar e ka pranuar menjëherë dhe çdo gje u konkretizua tashme edhe me hedhjen e firmes ne kontrate.

Mirsad Jonuz ka qene te Vllaznia sezonin e kaluar ku qëndroi vetëm një sezon. Më parë ai drejtonte skuadrën qipriote Nea Salamis, kombëtaren e madhe të Maqedonisë së Veriut, kombëtaren e Maqedonisë së 21-vjeçarëve, Rabotnickin dhe Pobedan.