Ish-trajneri i Vllaznisë, Agim Canaj, mund të jetë trajneri i ri i Erzenit për sezonin e ardhshëm. Strategu 59-vjeçar pritet ta drejtojë për herë të parë në karrierën e tij këtë ekip.
Më parë, Canaj ka pasur një karrierë të pasur si trajner, duke drejtuar ekipe si Dinamo, Lushnja, Shkumbini, Besa, Skënderbeu, Flamurtari, Vllaznia, Gramozi, Bylis, Kukësi, Tërbuni, Korabi dhe së fundmi Lushnja sërish, për të marrë tashmë të sapongjiturit e Erzenit.
Kujtojmë që, ekipi shijakas nuk po kalon aspak një moment të mirë, pasi është në mesin e disa problematikave të mëdha. Megjithatë, në vazhdim priten zhvillime të rëndësishme te Erzeni, ku Bashkia e Shijakut dhe Shoqata pritet të zgjidhin mosmarrëveshjet.
Tashmë, skuadra shijakase do të ketë mundësinë të luajë sezonin e ardhshëm në Abissnet Superiore, teksa prej disa kohësh u krijuan disa dilema, nëse do jenë pjesëmarrës në edicionin e ri apo jo.
Kështu, në vazhdim pritet që të bëhet edhe zyrtarizimi i Agim Canajt në krye të stolit të Erzenit, që do të ketë në dispozicion gjithë kohën e nevojshme për të përgatitur skuadrën për përballjet e sezonit të ri.
Maringlen ZHIVANI