Vetem dy jave para startit te kampionatit tek Apolonia pati ndryshime ne pankine. Gjeja e pare qe kane bere drejtuesit e saj ka qene nderprerja e kontrates me trajnerin e meparshem Artan Mergjyshi.

Pankina nderkohe do t’i besohet 54-vjeçarit italian Xhovani Kolela, i cili ka një përvojë si trajner në nivele të ndryshme të futbollit italian, por sfida në kampionatin shqiptar do të ishte e para për atë.

Në stafin teknik të Apolonisë do të jetë edhe një italian tjetër, nje emer qe ne fakt njihet mire edhe ne Shkoder. Behet fjale per përgatitësi fizik Daniele Nervi, i cili dje ka drejtuar ekipin në stërvitje.

Nervi ka pasur një detyrë të tillë edhe te Vllaznia, kur shkodranët drejtoheshin nga Baldo Ranieri dhe më vonë ka qenë pjesë e stafit të Armando Cungut te Kukësi. Të huajt në staf pritet të shtohen edhe me një videoanalizues, i cili mund të jetë serb ose italian.

Vetëm Nikolin Çoçlli, zv.trajner i parë, dhe Eduard Miço, trajner i portierëve, do të jenë “pjesa shqiptare” e pankinës së Apolonisë. Me zyrtarizmin e Kolelës si trajner i skuadrës fierake, atëherë 54-vjeçari italian do të bëhej i katërti trajner i huaj në historikun e Apolonisë.