Edi Martini, ish-lojtari i Vllaznisë në një postim në rrjetet sociale ka shpërndarë një status kur tregon për ndeshjen e fundit të Vllaznisë në Superiore në kmapionatin 2016-2017-të, ku shkodranët barazuan në një ndeshje 0-0, që me një pikë “të artë” arritën të siguronin edhe qendrimin për një vit në Superiore.

“Shikoni gëzimin e fitimit të titullit kampion 2016-2017. Turp për ne sa poshtë kemi rënë”, shkruan Martini, duke ironizur në një farë mënyre se nga ajo Vllazni që në fundin e kampionatit festonte titujt, tashmë feston se ka arritur të sigurojë mbijetesën.

Kujtojmë që Vllaznia në sezonin 2017-2018 nuk ia ka dal të qendrojë në Superiore, duke rënë në Kategorinë e Parë pas më shumë se 5 dekadash.