Vetem dy jave ka zgjatur qendrimi i tij ne krye te Lirise se Prizrenit dhe nga sot ai nuk eshte me ne kete detyre. E kemi fjalen per ish- trajnerin e Vllaznise Mirsad Jonuz.

Mediat kosovare bejne te ditur se drejtuesit e klubit e kane shkarkuar ate per mungese rezultatesh. Jonuz erdhi me premtimin per ta ndryshuar situaten tek Liria, por ne fakt ajo vazhdon te jete e fundit ne renditje.

Si rrjedhoje, njeriu qe gjate karrieres se tij ka provuar te drejtoje edhe kombetaren e Maqedonise se Veriut, provon edhe deshtimin kete here duke e nderprere punen e tij shume me heret nga sa e kishte menduar.

Nderkohe tek Liria nuk kane humbur kohe dhe si rrjedhoje kane emeruar menjehere trajnerin e ri. Ai eshte Ali Gunes dhe te ne pankine shpresojne serish qe te shpetojne nga renia prej Superliges./SHKODRA-SPORT.COM/