Cindy Marina është një nga bukuroshet e ekranit që këtë vit i është bashkuar futbollit shqiptar çdo fundjavë. Vajza shkodrane e cila ka luajtur me pare volejboll ne Amerike dhe ka qene njekohesisht edhe pjese e kombetares shqiptare, ka folur për lidhjen e saj të dashurisë me Geron Topallin.

Gjithashtu nuk ka lënë pa përmendur dhe marrëdhënien që ka me ish kryeparlamentaren Jozefina Topalli. Në një intervistë televizive ajo ka folur folur fillimisht për vjehrrën. “Marrëdhëniet me të i kam të mira. Ajo është e mrekullueshme”.

E pyetur më tej për konkurrimin në “Dance Albania”, Marina është shprehur: “Gjithmonë kam një ego personale, në çdo sfidë dhe garë, thashë jam shumë e qetë por mos u ngatërroni sepse kam këtë shpirtin e garës.

Ndoshta ndonjëherë njerëzit nuk e kuptojnë se shohin qëndrimin tim shumë të qetë, por gjithmonë e kam fokusin tek fitorja”.