Ne sezonin e kaluar ajo spikati duke luajtur me ekipin e Vllaznise ku tregoi te gjithe talentin e saj dhe duke u shnderruar ne nje nga liderat e saj. Por prej pak ditesh ajo tashme ka firmosur me nje skuader te tjere, pikerisht ne Kosove me Fer Volley Ferizaj. E kemi fjalen per volejbollisten kolumbiane Manuela Sierra.
Ajo menjehere pas mberritjes ne Kosove, ka dhene edhe nje interviste per mediat ku eshte ndalur edhe tek eksperienca e saj me ekipin e Vllaznise ne kampionatin shqiptar ku eshte shprehur:
“Eksperienca ime në klubin Vllazni ishte shumë sfiduese, kam pasur momente shumë të vështira në garë, por pavarësisht vështirësive kam pasur një rezultat të mirë në planin personal”, tha Sierra.
Nderkohe sa i takon eksperiences se saj te re me skuadren kosovare dhe per objektivat e saj, volejbollistja kolumbiane eshte shprehur:
“Çdo ligë e vetme që luaj është një hap i madh për mua. Unë kam punuar shumë për të qenë këtu ku jam tani, kështu që jam shumë i lumtur dhe mirënjohës që jam këtu. Kam vetëm tre ditë që jam këtu, por më kanë pritur shumë mirë dhe të gjithë janë treguar shumë mirë me mua.
Pres rezultate shumë të mira. Ajo që kam dëgjuar për ekipin tonë është se është shumë i fortë dhe se ne kemi shanse të mira, kështu që synimi ynë është gjithmonë të jemi kampionë”