Vinicious Junior ishte një nga protagonistët në fitoren e “El Clasico” dje ndaj Barcelonës ku Real Madrid fitoi me rezultatin 2-1.
Ish-zbuluesi i talentëve për Barcelonën në Brazil, Andre Cury ka bërë diçka interesante publike pas klasikes së djeshme.
“Dëshironi të dini diçka interesante rreth Vinicious-it ?
Ai është tifoz me Barcelonën dhe tani që unë po shprehem po e mësoni.
Kur Barcelona përmbysi rezultatin në “Champions League” ndaj PSG-së, me rezultatin 6-1 , ai po shihte ndeshjen dhe qau pas fitores.”
Gjithashtu Cury tregoi edhe një tjetër fakt interesant.
“ Vinicious ishte shumë pranë kalimit tek Barcelona, dy agjentët e tij ishin shumë shokë me mua.
Por në momentin e fundit kur lojtari ishte gati të firmoste me ne, ata të dy më tradhëtuan mua dhe Barcelonën.
Që nga viti 2017 unë nuk flas më me ata të dy për ktë arsye”.
Andre Cury madje ka qënë ai që ka bërë të mundur transferimin e Neymar tek Barcelona.