Partizani ka fituar derbin e parë të sezonit përballë Tiranës. Në ndeshjen që u zhvillua në stadiumin “Air Albania”, kampionët e Shqipërisë triumfuan me rezultatin 2-1.

Pas kësaj sfide, për mikrofonat e MCN TV ka folur Julian Ahmataj, i cilia padiksutim ishte i mërzitur që të tijtë humbën në derbi ndaj rivalit të kryeqytetit.

“Momentet e përqëndrimit në derbi janë ata që të sjellin në këtë pikë. Ne goditëm dy herë traversat dhe nuk shënuam. Kundërshtari goditi dy herë shtyllat dhe topi shkoi në rrjetë. Të dyja ekipet kishin probleme në fazën difensive, por duhet të ishim më të saktë për të shkuar në finalizim.

Një ekip si Tirana nuk duhet ta pësonte një gol të tillë si ai i dyti…? Duke provuar gjithçka për të shkuar tek barazimi, ishim shumë ofensivë. Po bënim ndërrimin e Bruno Lulaj që të vendosnim balancat. Ishim të brishtë në atë moment. E njëjta gjë na ndodhi dhe në golin e parë, po zëvendësonim Kainan. Fati nuk ishte sot me ne.

Je i kënaqur me ndërrimet? Jam shumë i kënaqur. Edhe me lojën dhe karakterin që treguan në fushë. Janë 3 rezultate në lojë.”