Pardje Atletico Madrid pësoi një eliminim dramatike nga Liga e Kampionëve, duke humbur me penallti kundër Real Madridit. Episodi që shkaktoi më shumë diskutime ishte penalltia e Julian Alvarez, e cila u anulua nga VAR-i.
Shkak për këtë ka qenë fakti se Alvarez ka prekur dy herë topin aksidentalisht gjatë goditjes.
Prekja e dytë nuk ishte e dukshme as nga përsëritjet gjatë lojës, por video e publikuar nga TNT Sports, që po shfaqet në internet, sugjeron se vendimi i VAR-it ishte i saktë.
Një moment para se Alvarez të gjuante, ai preku pak topin me këmbën e majtë.
Kishte shumë polemika se sulmuesi argjentinas kishte vënë këmbën larg topit, por duket se tani ka përfunduar debati rreth kësaj penalltie. /Telegrafi/