Arbitri, Ted Popple një nga njerëzit që jetën e tij e ka të lidhur ngushtë me futbollin është ndarë nga jeta në moshën 87 vjeçare. Poppe u nda nga jeta ditën e diel teksa ishte në fushë duke arbitruar një sfidë në ligën amatore në Stockton.
Ted ka arbitruar ndeshje në ligat locale rreth zonës së Teeside që nga koha kur ai u largua nga futbolli profesionist.
Miqtë e tij e njohin si “njeriu që donte futbollin”, pasi gjithmonë merrte bileta për gjithë sezonin për ekipin e tij të zemrës Middlesbrough dhe nuk mungonte asnjëherë.
Si futbollist, Ted ka luajtur me ekipe si Norton, Preston apo Northern Gas Board.