Barcelona dhe Juventus para disa javësh ranë dakord për shkëmbimin mes Artur e Pjaniç. Boshnjaku këto ditë do të bashkohej me katalanasit për tu prezantuar e më pas më datë 31 gusht për të zbritur në stërvitje, por i gjithë ky plan do të shtyhet për një arsye shumë të rëndësishme.

Barcelona raporton se mesfushori është prekur nga Covid-19. Ai ka ndjerë disa shqetësime, që konsistonin edhe me simptomat e Covid-19 dhe i është nënshtruar testit.

Pas analizave ai ka rezultuar pozitiv dhe është izoluar në shtëpinë e tij.

Barcelona njofton se mesfushori është në gjendje të mirë shëndetësore. Gjithashtu klubi katalanas raporton se Pjaniç nuk do të bashkohet me Barçën për të paktën 15 ditët e ardhshme. Mesfushori mezi e priste bashkimin me katalanasit, por gjithçka është anuluar dhe udhëtimi i tij në Spanjë është shtyrë për disa ditë. /vipsport/