Aron Jukaj ka qenë heroi i ndeshjes së Vllaznisë ndaj Elbasanit, teksa priti një prej penalltive në fund të sfidës që dekretoi kalimin e shkodranëve në gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë.

“Gjithsesi unë punën time kam bërë dhe mendoj se gjithë ekipi ka bërë maksimumin sonte, ka luftuar, fituam dhe e merituam.

Penalltia e Kasës? Mendova vetëm ta prisja. Kisha besim te vetja që mund ta prisja dhe punën time e bëra.

Qarri? Normalisht Qarri do të jetë si gjithmonë portieri i parë i Vllaznisë, i uroj shërim shumë të shpejtë. Të them të drejtën jemi tamam si vëllezër. E di që puna është të luftojmë për vendin, por për mua gjithsesi Qarri është portieri i parë dhe i uroj shërim sa më të shpejtë.

Desha të falënderoj stafin por veçanërisht Ideal Lakiqin që më ka stërvitur deri tani prej tre vitesh te ekipi i parë dhe jam shumë mirënjohës ndaj tij”, tha Jukaj për RTSH pas ndeshjes.