Arbin Zejnullai ishte mungesa e madhe e Egnatias në Conference League. Mesfushori po shlyente dënimin nga UEFA, ndërsa rrogozhinasit ia dolën të fitojnë 0-1 në transfertën e Vikingur Rejkjavik.

Periudha e pezullimit është shlyer dhe Zejnullai është i gatshëm të japë kontributin e tij për ndeshjen e kthimit.

Kështu më 1 gusht ora 20:00 në “Loro Boriçi”, trajneri Tetova mund të llogarisë dhe shërbimet e 25-vjeçarit.

Zejnullai konsiderohet pikë kyçe për mesfushën. Sigurisht që do ketë vend për të, ndërsa Egnatia është e gjitha e fokusuar për kalimin në turin e tretë.