Ditën e diel në orën 14:00, Kukësi do të presë Kamzën, ndeshje e vlefshme për javën e 23 të kampionatit. Edhe pse do të luajnë përballë një kundërshtari të dobët, që gjendet në fundin e tabelës, trajneri Armando Cungu duket se po i merr masat në mënyrë që të mos ketë asnjë tjetër rezultat përveç fitores.
Në seancat e zhvilluara stërvitore, trajneri ka kërkuar më shumë presing ndaj kundërshtarit dhe të luajnë gjithmonë e më shumë në sulm, pasi potenciali nuk mungon, duke patur në skuadër, sulmues si Shkurtaj dhe Reginaldo.
Vete Cungu por edhe skuadra eshte nen presion sepse presidenti Gjici u ka vene kusht fitoren e kater ndeshjeve te rradhes per “te qene ne rregull me te”.
Natyrisht qe nuk do te jete e lehte per t’u arritur por jo e pamundur. Situata rreth trajnerit shkodran nuk ka qene e mire ditet e fundit megjithate ai eshte munduar te beje punen e tij si profesionist dhe ka besim se do ia dale.