Vllaznia ka fituar në transfertë përballë Teutës në ndeshjen e vlefshme për javën e 5-të të Superiores. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Niko Dovana”, përfundoi 1-2. Pas kësaj sfide, ka folur trajneri i Vllaznisë, Thomas Brdaric.
“Është shumë e thjeshtë për ta shpjeguar ndeshjen, ishte e vështirë. Kemi harxhuar energji me Egnatian në mesjavë. Ishte një 90 minutësh plot energji të shpenzuara përballë një ndër ekipeve më të mira në Shqipëri. Sot luajtëm mjaft mirë në pjesën e parë. Por duhet më tepër kohë për të rritur ekipin, janë detaje të vogla që ndikojnë. Nuk është se kemi bërë shumë gabime, por duhet të jemi shumë të përqendruar. Duhet të ishim më të zgjuar në pjesën e dytë dhe mos t’i linim hapësira.
Sot isha nervoz sepse kisha shumë fuqi dhe dua t’i shtyj lojtarët e mi drejt maksimumit. Nuk jam një trajner që nervozohem shpejt, jam shumë i qetë në stol. Gjithsesi, ekipi më dha një dhuratë shumë të mirë. Kemi pasur shumë fitore në shtesë në fundin e lojës. Do mundohemi në ndeshjen tjetër që të fitojmë gjatë 90 minutave, jo në shtesë. Gjatë pjesës së parë e merituam fitoren sepse Teuta nuk erdhi asnjëherë te porta jonë. Edhe Teuta nuk e meritoi të fitonte, por normal që dhe ne kishim fat.
Sot për mua Gurishta ka bërë një punë mjaft të mirë dhe ishte mjaft i fortë. Duhet të luftojë pak më tepër në sulm, por harroj ndonjëherë që nuk ka luajtur 1 vit rregullisht. I duhet pak kohë që të jetë në formën e tij optimale”, tha Brdaric.