Në prill të vitit 2021, 12 nga klubet më të mëdha europiane vendosën që të krijonin Super Ligën, e cila do të ishte e veçuar nga UEFA dhe fitimet do të shkonin për vetë klubet. Më pas shumë prej tyre u tërhoqën, ku të vetmet që vazhduan të ngulmonin për ta krijuar këtë kompeticion ishin Reali, Barcelona dhe Juventusi.

Mançester Junajtid ishte një nga klubet nismëtare për këtë projekt, e cila më pas hoqi dorë me gjigandët e tjerë anglezë.

Kështu “Djajtë e Kuq” ishin klubi i parë që reaguan për fitimin e gjyqit të Super Ligës ndaj UEFA-s dhe FIFA-s.

Në një komunikatë zyrtare, Junajtid shkruan: “Qëndrimi ynë nuk ka ndryshuar. Ne mbetemi plotësisht të përkushtuar ndaj pjesëmarrjes në garat e UEFA-s dhe bashkëpunimit pozitiv me UEFA-n, Premier Ligën dhe klubet e tjera përmes ECA-s për zhvillimin e vazhdueshëm të lojës evropiane”.