Me shumë mundësi e ardhmja e Edinson Cavanit do të jetë në Brazil.

Uruguajani, i cili mbylli aventurën e tij te Paris Saint Germain, ku bëri pjesë që nga viti 2013, kohë kur u transferua nga Napoli, pritet t’i bashkohet skuadrës së Gremios.

Sipas medieve braziliane, 33-vjeçari ka gjetur marrëveshjen me skuadrën e drejtuar nga Renato Gaucho, me të cilën do të firmosë ditën e henë.

Cavani ndiqej edhe nga Benfica, por, me sa duket, brazilianët u treguan më të shpejtë, duke e bërë për vete futbollistin.