Mançester Siti i Guardiolës e sheh Iskon si një përforcim ideal në merkaton e dimrit. Trekuartisti i Real Madridit po has vështirësi me ardhjen e Santiago Solarit në stol dhe me siguri do të largohet në janar. Siti është gati ta rrëmbejë, por ka një pengesë serioze.
Sipas “Daily Mail”, klubi spanjoll kërkon më shumë se 100 milionë për Iskon. Një shifër më e lartë se ajo që u shit Kristiano Ronaldo te Juventusi.
Tani mbetet të shihet, nëse drejtuesit e Sitit do të pranojnë të paguajnë kaq shumë, apo Reali do të ulet në pretendimet e tij financiare. Trajneri Guardiola e pëlqen shumë Iskon dhe e do patjetër në ekip.
Deri tani ai ka shpenzuar shifra të çmendura për të blerë lojtarë cilësorë, madje edhe për lojtarë mbrojtës, ndaj dhe mendohet se edhe këtë radhë drejtuesit e klubit do t’ia plotësojnë dëshirën. / Vipsport/