Per miqesoren e sotme ndaj Tiranes sigurisht qe nuk mungojne edhe kritikat. Ndoshta ngaqe per nje pjese te konsiderueshme te tifozeve, me mire qe Vllaznia te kishte humbur ndaj Devollit sesa ndaj rivaleve te tyre te perjetshem
Ne keto rrethana, nuk mungojne edhe akuzat per lojtare e reparte te veçanta te cilet nuk treguan formen e duhur ne kete ndeshje qe ndoshta mund te kishte edhe rezultat tjeter nese do te kishin qene pak me te kujdesshem.
Nga ana tjeter, nese eshte gabuar ne mbrojtje, duhet thene se edhe reparti i sulmit nuk ka funksionuar ashtu si duhet. Imeri ndoshta e ka zhvilluar ndeshjen e tij me te dobet qe kur ka ardhur te Vllaznia, ndersa Victor da Silva ka luajtur me hope.
Megjithate, vemendja me e madhe ndoshta duhet perqendruar tek sulmuesi kryesor- Dunga. Ai vertete sot shenoi nga pika e 11-metershit, por ne pjesen tjeter te lojes ka bere shume pak.
Mbi te gjitha, ai nuk ka sherbyer si pike referimi per skuadren ne sulm. Nuk ka ulur topa per shoket e tij te repartit ofensiv, nuk ka vene nen presion mbrojtjen kundershtare, nderkohe qe edhe ne shume raste kur ka topin ne kembe, nuk di se ku ta çoje.
E gjitha kjo vjen ndoshta ngaqe ai ende nuk eshte ne formen e tij me te mire fizike ngaqe vjen nga nje periudhe e gjate demtimi por edhe mosaktivizimi. Nga ana tjeter, i duhet ende kohe edhe te harmonizohet me pjesen tjeter te skuadres. E rendesishme eshte qe forma e tij te vije duke u rritur./SHKODRA-SPORT.COM/