Situata në të cilën ndodhet Vllaznia padyshim që është shqetësuese dhe duhet që të gjithë të kontribuojnë për daljen e saj prej saj.
Ai që bën thirrje për këtë gjë është edhe i mirënjohuri Ismet Bellova. Komentatori i shquar në një prononcim të bërë në emisionin “Star Sport” është shprehur:
“Paraqitja e Vllaznisë këtë sezon ka qenë e dobët dhe jo më kot është një nga kandidatët për të rënë nga kategoria.
Me sinqeritet e them, kjo është për të ardhur keq. Një skuadër me histori të shkëlqyer, e cila gjithmonë ka qenë në vende nderi në kompeticionet e ndryshme të futbollit shqiptar.
Ajo që i ka kaq e kaq emra të bukur këtij futbolli, ajo që më ka bërë të ndjehem gjithnjë krenar sepse kam patur fatin dhe nderin ta emërtoj si djepin e futbollit shqiptar.
Shpresoj që Vllaznia të dalë nga kjo situatë, të vazhdojë të luajë si në këto ndeshjet e fundit në mënyrë që të spostojë edhe ndonjë skuadër tjetër poshtë vetes në renditje, për të shpëtuar edhe këtë sezon.
Më pas, për të menduar pastaj për një organizim ndryshe sezonin e ardhshëm. Unë dëshiroj shumë që Vllaznia të mos ketë fatin e Tiranës vjet por ju siguroj që do t’i duhet të luftojë shumë sepse gara do të jetë shumë e vështirë deri në fund”.
© shkodrasport.com