Trajneri i mirënjohur kosovar, Ismet Munishi vazhdon të jetë gjithmonë protagonist me deklaratat e tij të ndryshme në lidhje me karrierën e tij dhe për futbollin në tërësi.

Ai ka komentuar kalimin e tij te Ferizaj, para pak kohe, para se të largohej. Munishi u pyet se çfarë ndodhi me të sa drejtonte Ferizajn në Ligën e Parë.

Trajneri Munishi tha se vet kalimi i tij te Ferizaj konsiderohej si Mourinho të shkonte te klubi italian, Foggia. “Kalimi im te Ferizaj ishte si Mourinho të shkoj te Foggia. Turp çka me ndodhi aty” – tha Munishi në T7.

Ai gjithashtu u ankua për arbitrimin sa drejtonte ekipin e Ligës së Parë. Munishi momentalisht është i papunë në futbollin e Kosovës, por që në të kaluarën karrierë ka bërë në disa klube të mëdha të futbollit kosovar.