18 vjeçari shkodran Enes Isufi vetëm dy ditë më parë ka hedhur një hap të rëndësishëm në karrierën e tij. Ai ka firmosur me kampionët në fuqi të vendit, ekipin e Skënderbeut.
Natyrisht që hapësirat e aktivizimit për të në kampionat mund të jenë të reduktuara megjithatë duket se stafi teknik e ka në prioritet e tij dhe do të shikohet mundësia që ai të jetë në fushë ne ndeshjet e kupës apo dhe në ndonjë takim tjetër.
Nderkohe ditën e sotme, Isufi ka udhëtuar drejt Durrësit për t’u grumbulluar me kombëtaren U-19 për ndeshjet e rradhës që ajo do të zhvillojë.
Trajneri Bogdani e ka një pikë shumë të fortë të formacionit të tij dhe kjo e bën atë një lojtar edhe me më shumë vlera.
Mbase tek Vllaznia duhej të kishin besuar më shumë tek ky futbollist por gjithsesi për të tashmë ka nisur një histori tjetër, ajo me Skënderbeun.
© shkodrasport.com