Është zyrtare tashmë. Xhixhi Di Biaxho do të jetë trajneri i ri i Italisë deri në qershor. Ai do t’i drejtojë axurrët në dy miqësoret e 23 dhe 27 marsit, kundër Argjentinës dhe Anglisë.

Ky është vendimi i fundit i Federatës italiane, pas takimit të sotëm me Di Biaxhon.Ky është hapi i parë konkret i epokës post-Ventura për Italinë, që prej tre muajsh priste trajnerin e saj të ri.

Për kandidatët që duan të drejtojnë Italinë në periudhën 2018-2020, disponibiliteti i të interesuarve do të jetë thelbësor. Konte dhe Mançini mbeten dy nga emrat për të përfolur për marrjen e drejtimit të skuadrës italiane në muajin qershor. Deri atëherë do të jetë trajner Di Biaxho. /Vipsport/