Ta rinisësh nga zero, është një mision.

Ta bësh duke zgjedhur rrugën më pak të eksperimentuar pastaj, është një lëvizje që do më shumë sesa kurajë, por Roberto Mançini nuk është një trajner normal.

Ish-sulmuesi që shquhej për fantazinë kur ishte futbollit, një lojtar që e kishte më të lehtë të godiste me thembër sesa të kërkonte goditjen normale dhe më të lehtë, vendosur që të ngjyroste me ngjyrën e kaltër edhe idenë e lojës së tij.

Si? Eksperiencë në mbrojtje, rikrijimin e murit historik, i cili tashmë nuk pëson gol prej 9 ndeshjesh radhazi.