Zgjerimi i UEFA Nations League (UNL) me përfshirjen e çerekfinaleve i ka dhënë Italisë një mundësi për lavdi, pasi e mbylli Grupin 2 në vendin e dytë pas Francës (4 fitore, 1 barazim, 1 humbje). Të kaltrit, që nuk janë të favorizuar në këtë përballje me Gjermaninë, do t’i presin kundërshtarët në ndeshjen e parë në ‘San Siro’, duke synuar kualifikimin për herë të tretë radhazi në ‘Final Four’ të këtij turneu.

Për ta arritur këtë, ata duhet të ndalin një ecuri negative në përballjet direkte (H2H), pasi nuk kanë fituar asnjë nga 6 takimet e fundit me Gjermaninë që nga Euro 2012 (3 barazime, 3 humbje). Kjo përfshin edhe dy ndeshjet në ciklin e kaluar të UNL (1 barazim, 1 humbje). Megjithatë, Italia ka shmangur humbjet sa herë ka qenë nikoqire, por disfata 3-1 ndaj Francës në nëntor tregon se nuk janë të pathyeshëm as në ‘San Siro’.

Gjermania, nën drejtimin e Julian Nagelsmann, është në një formë të shkëlqyer, me vetëm një humbje që nga fillimi i vitit 2024 – ndaj fituesve të fundit të Euro 2024, Spanjës (10 fitore, 4 barazime). Ata kaluan Grupin 3 me lehtësi për t’u kualifikuar për herë të parë në fazën me eliminim direkt të UNL (4 fitore, 2 barazime), duke dhuruar edhe spektakël me fitore si 7-0 ndaj Bosnjës & Hercegovinës dhe 5-0 ndaj Hungarisë.

Nagelsmann shpreson të shfrytëzojë këtë moment pozitiv për t’u bërë trajneri i parë gjerman që fiton një ndeshje të tillë si mysafir kundër Italisë, që nga koha e Franz Beckenbauer në 1986! Gjermania mund të ketë nevojë për një hero të ri, pasi skuadra e saj është goditur nga shumë dëmtime, me Florian Wirtz, organizatorin e Leverkusen, si një nga mungesat më të rëndësishme.

Lojtarët për t’u ndjekur:

Davide Frattesi, ndonëse ka pasur pak minuta tek Interi, ishte protagonist në fazën e grupeve të UNL, duke shënuar 3 gola, të gjithë vendimtarë për fitoret e Italisë.

Joshua Kimmich, që sapo ka rinovuar kontratën me Bayernin, do të udhëheqë Gjermaninë për më shumë sukses në përballjet H2H, pasi shënoi në të dyja ndeshjet ndaj Italisë në ciklin e fundit të UNL.

Statistikë interesante:

Italia nuk ka arritur të shënojë në pjesën e parë në 5 përballjet e fundit kundër Gjermanisë.