Nenkampionet e Europes, futbollistet 17 vjeçare te Italise kane nisur nje grumbullim disaditor ne kuader te pergatitjeve per Kampionatin Boteror ku do te marrin pjese.

Per kete arsye, diten e djeshme kane organizuar edhe nje ndeshje miqesore ndaj kombetares se Sllovenise, e luajtur ne fushen e kesaj te fundit. Axurret kane fituar me rezultatin 3-1 duke treguar serish nje nivel te larte.

Edhe ne kete takim ashtu si dhe ne Europian, porten e Italise e ka mbrojtur shkodrani i talentuar Marco Molla. Madje e veçanta e kesaj ndeshje ka qene fakti se stafi i ekipit kombetar axurr i ka dhene atij fanellen me numrin 1.

Nese deri me tani ka luajtur me numrin 12, tashme gjerat kane ndryshuar dhe kjo do te thote se Molla eshte shnderruar ne nje lider te kesaj kombetareje.

Lojtari qe dy muaj me pare firmosi edhe nje kontrate profesioniste me Bolonjen dhe qe do te jete portieri i trete i ekipit te pare te saj, do te synoje te beje paraqitje sa me te mira edhe me kombetaren U17 te Italise teksa karriera e tij ne kete menyre po njeh vetem rritje.
www.shkodrasport.com