Shqipëria nuk ia ka arritur të shkojë në finale në ndeshjen e bamirësisë kundër Italisë. Kuqezinjtë kanë vuajtur dëmtimet e shumta dhe në ndeshjen gjysmëfinale janë ndërruar thuajse të gjithë futbollistët. Fillimisht ishte Esposito ai që shënoi dhe më pas barazoi Bogdani.

Ish-sulmuesi i Kombëtares ka shënuar nga një pozicion i parregullt që ka sjellë edhe protesta të shumta te italianët. Edhe gjatë penalltive, Aliaj ka goditur dy herë ku të parën që humbi, kishte mundësi ta shënonte në momentin e dytë.

Shqipëri – Itali 1-1 (2-3 me penallti)
34′ Bogdani / 10′ Esposito

FORMACIONET ZYRTARE:

SHQIPËRIA: Strakosha (Beqaj), Curri, Hasi, Dallku, Dede, Lala (Jupi), Skela, Murati (Duro), Shaqiri, Rraklli (Bushi), Tare (Bogdani).
Trajner: Ilir Shulku.

ITALIA: Kimenti, Zakardo, Toneto, Kolonese, Markolini, Tomasi, Espozito, Perota, Paganini, Di Biaxho, Karbone.
Trajner: Xhani De Biazi