Italia U17 e ka nisur me fitore Kampionatin Boteror qe po zhvillohet ne Brazil. Ajo ka fituar sonte ndeshjen e pare ndaj Solomon Islands me rezultatin e thelle 5-0.
Per t’u permendur eshte fakti qe ne porten e kombetares italiane ne kete ndeshje ka qene shqiptar Marco Molla. Portieri qe mgru pare ka qene i grumbulluar edhe me kombetaren shqiptare te kesaj grupmoshe, tashme po ben mire me te kaltrit.
Pas paraqitjeve te shkelqyera ne Kampionatin Europian qe u zhvillua ne Irlande ne majin e ketij viti, Molla tashme e ka nisur si titullar edhe Kampionatin Boteror duke e ruajtur te paprekur porten e tij ne 90 minutat e para ne kete kompeticion te rendesishem.
17 vjeçari me origjine nga Thethi duket se ka nje te ardhme te shkelqyer perpara dhe kete po e tregon duke mbrojtur me shume dinjitet porten e kombetares italiane, ashtu siç po ben edhe tek Bolonja me klubin e tij.
Italia U17 jo vetem tenton kalimin e grupit ne Boteror por te shkoje sa me larg dhe pse jo te fitoje edhe trofeun e renesishem. Dhe Marco eshte gati te jape kontributin e tij per kete gje me talentin qe e zoteron.