Pak muaj më parë ka luajtur me ekipin Vllaznia U-17. Madje ka mbajtur edhe shiritin e kapitenit të tij.
Vlerat e tij si lojtar kanë vite që kanë rënë në sytë e specialistëve të Akademisë Vllaznia por për fat të keq, ai u detyrua të emigrojë drejt Italisë bashkë me familjen e tij.
Natyrisht, i detyruar nga kushtet ekonomike.
Në shtetin fqinj është munduar të përshtatet shpejt dhe me kalimin e muajve ka nisur të luajë edhe futboll me ekipe moshash të provincave.
Megjithatë Sabah Kerjota ka nisur të bjerë në sy të njerëzve të futbollit të cilët mundohen t’i sugjerojnë ekipe të ndryshme për të luajtur, por problemi kryesor është mungesa e lejes së qëndrimit në shtetin italian.
Tashmë diçka ka rregulluar në këtë drejtim dhe po ashtu pritet të luajë me një ekip të rriturish.
Bëhet fjalë për ASD Narnese Calcio që merr pjesë në kategoritë e ulëta të futbollit italian.
Gjithsesi prezantimi që i është bërë Kerjotës nga drejtori sportiv i klubit Gabriele Mela dhe trajneri Luciano Proietti.
“Narnese vë bast mbi talentin Kerjota”- shkruhet në mediat lokale të Umbrias.
Ata evidentojnë faktin që lojtari i cili do të mbushë 17 vjeç më 14 gusht, do të jetë një element i rëndësishëm për ekipin e tyre.
Njëkohësisht, bëhet e ditur se kanë nisur procedurat për federimin e tij në mënyrë që Kerjota të jetë i gatshëm për të luajtur në ndeshjet e Kupës në fund të gushtit.
Nderkohe, 17 vjeçari shqiptar po vezhgohet edhe nga drejtuesit e klubit te Ternanes dhe nuk perjashtohet mundesia qe shume shpejt te kaloje tek ky ekip.
© shkodrasport.com