Mërgim Vojvoda prej kohësh është vënë nën shënjestrën e klubeve italiane. Mbrojtësi i djathtë është një nga më të mirët në kampionatin belg me Standart Liezh, por nuk pritet të qëndrojë shumë atje, pasi kërkohet nga disa klube në arenën e madhe të futbollit.
Javë më parë Atalanta ishte e interesuar për shërbimet e tij, por tani një tjetër emër ka hyrë në skenë. Atalanta dëshiron shërbimet e 25-vjeçarit. Klubi bergamask po bëhet gati për përfaqësimin në një tjetër edicion të Champions League dhe Vojvoda shihet si një element, që do e ndihmonte shumë Gasperinin.
Një ofertë thuajse e parefuzueshme kjo për Vojvodën, i cili te Atalanta do të bahkohej me Gjimshitin dhe do kishte mundësi të luante Champions League dhe pse jo, të shkonte sa më larg në këtë kompeticion (këtë edicion Atalanta është në çerekfinale). Vlera e operacionit të transferimit të Vojvodës pritet të variojë nga 5-7 milionë euro. /vipsport/