Laçi nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 me Partizanin në shtëpi. Ekipet ndajnë nga 1 pikë, por përpos rezultatit ajo që shqetëson stafin e kurbinasve është diçka tjrtër.
Dy lojtarë titullarë të bardhezinjve u dëmtuan në sfidën me “Demat”. Bëhet fjalë për Traore dhe Myrtën, të cilët u detyruan të linin fushën e lojës.
Lojtarët pritet t’u nënshtrohen vizitave mjekësorë për të mësuar më shumë mbi gjendjen e tyre, teksa me shumë gjasa pritet të mungojnë disa javë. Kjo shqetëson stafin e kurbinasve me Armando Cungun që duhet të bëjë llogaritë ndaj Skënderbeut pa shërbimet e tyre.
Dueli me korçarët do të luhet ditën e shtunë në orën 17:00. Sfidë që do të zhvillohet në Korçë dhe është e vlefshme për javën e 6-të të Superiores./newsport/