Tierri Henri më në fund mund të buzëqeshë për një rezultat të rëndësishëm të Monako. Skuadra e drejtuar nga ish-sulmuesi i njohur francez ka kaluar në gjysmëfinalen e Kupës së Ligës, pasi ka mundur Ren në një ndeshje që u vendos nga gjuajtjet e penalltive të dy portierëve, pasi u ekzekutuan 22 të tilla.
Koha e rregullt e sfidës përfundoi në barazimin 1-1, pasi golit të Burizho për miqtë iu përgjigj Roni Lopez në fillimin e pjesë së dyst për ekipin vendas.
Pas 90 minutave pa fitues, u desh që ai të përcaktohej nga gjuajtja e penalltive dhe aty filloi një seri e pafundme që padyshim argëtoi ata tifozë që kishin shkuar të ndiqnin këtë sfidë.
Të dy skuadrat humbën nga dy penallti në 5 gjuajtjet e para duke vazhduar më pas e përsëritur të njëjtin rezultat nga pika e bardhë në gjuajtjet e 11-metërshave, kur u desh të ekzekutonin vetë portierët.
Kubek i Ren me sa duket nuk kishte praktikuar gjuajtje të tilla pasi fluturoi topin shumë lart mbi traversë, ndërsa Badiashile i Monako arriti të dërgonte topin në rrjetë, për të vulosur një sukses 8-7 nga pika e bardhë që kaloi më tej skuadrën e principatës. /vipsport/