Mançester Junajtid u mund 4-1 në derbi ndaj Sitit të Pep Guardiolës. Por telashet kishin filluar përpara se të fillonte sfida për “Djajtë e Kuq” me protagonist Kristiano Ronaldon.
Portugezi vuante nga një dëmtim i lehtë dhe iu komunikua se nuk do të luante titullar ndaj Mançester Sitit pasi trajneri Rangnik preferonte lojtarë që ishin në formën optimale.
Ky vendim i trajnerit nuk i pëlqeu Ronaldos dhe vendosi që të largohej për të fluturuar drejt Portugalisë. Mediat thonë se moti i mirë atje do të përshpejtonte fazën e rikuperimit.
Ky veprim nuk është pritur mirë në dhomat e zhveshjes duke parë rëndësinë e ndeshjes.