van Perisic do të jetë një lojtar i Bayern Munchen. Anësori kroat ka mbërritur në Mynih ditën e sotme ku do të zhvillojë vizitat mjekësore dhe më pas do të firmos kontratën e tij me klubin gjerman.
Akordi mes dy klubeve është arritur dhe mungon vetëm zyrtarizimi që do të bëhet pas vizitave mjekësore.Bayern Munchen do të paguajë 5 milionë euro për huazimin e tij dhe në fund të sezonit 25 milionë euro për blerjen e tij.
Në këtë mënyrë Perisic rikthehet sërish në Bundesligën gjermane pas 4 sezonesh në Serie A. Me ardhjen e Contes si trajneri i Interit, kroati nuk ishte në planet e tij pasi nuk mund të bënte dot rolin që trajneri kërkonte dhe në këtë mënyrë drejtuesit pranuan ofertën e klubit gjerman./newsport/