I gjatë 1.89 m, me peshë trupore perfekte për një portier- 60 kg, Izmir Kurti, konsiderohet një nga ruajtësit e portës me shumë të ardhme. Shkodrani 17 vjeçar mbron portën e ekipit të kësaj grupmoshe Rangers Udine Friuli dhe është njëkohësisht edhe kapiteni i kësaj skuadre prej 4 vitesh. Kurti, i datëlindjes 31.3.1994 duket qartë se ka një të ardhme të sigurtë si portier. E thonë këtë të gjithë specialistët që e kanë parë në ndeshjet ku ka luajtur, e thonë këtë drejtuesit e skuadrës ku ai bën pjesë dhe kjo duket qartë edhe në komentet që kanë bërë mediat lokale të Udines për ndeshjet e moshave. Izmiri ndër të tjera është edhe një nxënës i shkëlqyer duke e nderuar edhe më tepër vendin e tij dh e veçanërisht Shkodrën atje në Udine ku jeton. Por pasioni i tij i madh kuptohet që është futbolli. Bashkë me të edhe dëshira për të bërë një karrierë të suksesshme në Itali por njëkohësisht të jetë edhe pjesë e ekipeve kombëtare të moshave të Shqipërisë. Për këtë arsye, familjarët e tij kanë hyrë në kontakte me Federatën Shqiptare të Futbollit për t’u grumbulluar së pari me kombëtaren e 19 vjeçarëve dhe pastaj atë të Shpresave. Vlerësimet që vijnë nga Italia për këtë portier duken shumë positive dhe shpresat janë që pas Ujkanit, vendi fqinj të na “dhurojë” edhe një tjetër portier cilësor për kombëtaren tonë