Largimi disi i papritur nga ekipi i Veleçikut e ka gjetur ndoshta të papërgatitur mesfushorin shkodran Izmir Pelinku.
Përjashtimi i tij dhe i katër lojtarëve të tjerë nga drejtuesit koplikas, ka bërë që ata të mendojnë për ndonjë zgjidhje tjetër për vazhdimin e karrierës.
Dhe Pelinku e ka gjetur destinacionin e tij të ardhshëm. Ai ka kaluar tek ekipi i Shënkollit i cili merr pjesë po ashtu në kategorinë e parë.
Aty do të gjejë trajnerin Alcani që e ka mirëpritur në skuadër dhe falë përvojës së këtij lojtari, mesfusha do të jetë edhe më e fortë.
Mesfushori shkodran ka premtuar të japë më të mirën e tij për këtë ekip për arritjen e objektivave që ai ka.
© shkodrasport.com