Izmir Smajlaj ka përfunduar garën e tij në disiplinën e kërcimit së gjati në Kampionatin Europian që po zhvillohet në Romë me një rezultat të mirë, por që për fatin e tij të keq nuk i mjafton për të sigurar një vend në finale.

Atleti shqiptar në tre tentativat që kishte në dispozicion arriti që të përfundonte me sukses vetëm të parën ku dhe regjistroi rezultatin e vet më të mirë për këtë sezon, 7.78 metra.

Vetë Smajlaj përmes një reagimi në rrjetet sociale shkruan: “Pas 2 viteve te gjata pa stervitje prej demtimit te rende e prej rikuperimit te ngadalte, hyrja ne “Kampionatin Europian te Atletikes” ishte nje arritje e madhe per mua.

Jam i lumtur qe u ndava me nje rezultat 7.78 m (rezultati me i mire i sezonit aktual), por njekohesisht i merzitur qe per pak centimetra nuk arrita te hyja ne finalen e madhe me kercyesit me elitar europian. Nuk mbaron ketu, Kampionate te tjera me presin akoma…”