E nisi në mënyrë të shkëlqyer vitin 2020 me katër medalje të arta dhe me titullin kampion i Ballkanit dhe ndërprerja për shkak të koronavirusit ka ardhur në momentin më pak të përshtatshëm për atletin shkodran Izmir Smajlaj. Në një lidhje përmes skype me emisionin “Sport Arena” në TV Rozafa ka folur edhe për vazhdimësinë.

“Kam arritur rezultate të shkëlqyera në karrierën time dhe kjo ka ardhur në rradhë të parë ngaqë kam punuar me trajner të mëdhenj siç është profesor Vildan Tufi.

Arritjet e mia jam i bindur se do të vijojnë më tej sepse jam në kulmin e moshës dhe të formës dhe të paktën edhe për tre vitet e ardhshme do të jem në nivele të larta”- është shprehur ai.

Anullimi i Botërorit dhe i Olimpiadës kanë prishur jo pak plane për atletin shkodran megjithatë ai shpreson që kampionati Europian i planifikuar për në muajin gusht të zhvilohet dhe Smajlaj po mundohet të ruajë formën sepse padyshim që dëshiron të jetë në zonën e medaljeve në këtë aktivitet, gjithnjë nëse ai do të zhvillohet.
© shkodrasport.com