Pas Bekim Balës, tek Sparta e Pragës mund të përfundojë edhe djali I xhaxhait të tij. Bëhet fjalë për Izmirin I cili prej disa ditësh ndodhet në provë tek kjo skuadër. drejtuesit e klubit çek, sigurisht pasi kanë mbetur të kënaqur me performancën e Bekimit I cili mbërriti në verë tek ata, I kanë besuar fjalëve të tij për të marrë në provë edhe Izmirin. Lajmi bëhet I ditur nga vetë klubi polak në faqen e tij zyrtare. Nga sa flitet në Shkodër, lojtari kishte shkuar për një provë 5 ditore por po bëhen 10 ditë dhe ai vazhdon të jetë në Pragë. Kjo do të thotë se ai provën e parë me shumë mundësi e ka kaluar. Si rrjedhojë I këtij udhëtimi drejt Çekisë, Balaj ka munguar në ndeshjen e fundit të ekipit të të rinjve të Vllaznisë, atë të luajtur ndaj Flamurtarit. Ai luan mbrojtës, është I datëlindjes 1994, pra I ka mbushur të 18-tat dhe ka disa karakateristika të mira teksa luan si në qendër të mbrojtjes ashtu edhe në krahun e djahtë. Me shumë siguri, në ditët e ardhshme do ketë një përgjigje zyrtare nga ana e klubit çek për këtë futbollist dhe ekzistojnë mundësitë që ai në janar të kalojë tek kjo skuadër ashtu si dhe djali I xhaxhait të tij- Bekimi. Ky I fundit po paraqitet mjaft mirë teksa po luan në shumë ndeshje si titullar dhe madje ka qenë edhe autor golash si në ndeshjet e kampionatit ashtu edhe në Europa League. Pikërisht performanca e këtij sulmuesi, ka ndikuar edhe në thirrjen e Izmirit për provë. Nëse kjo realizohet, do ishte diçka e bukur. Shkodra në këtë mënyrë vazhdon të spikasë me nxjerrjen e lojtarëve të rinj të talentuar dhe jo më kot, ekipi I saj fitoi edhe kupën “Miami Beach” të organizuar këto ditë. Por jo vetëm ky trofe. Janë edhe titujt kampionë ata që e tregojnë këtë gjë. Janë edhe lojtarët e shitur jashtë vendit gjatë gjithë këtyre viteve.

www.shkodrasport.com