Nuk është hera e parë që ndodh, në fakt, sepse edhe më parë lojtarëve të Laçit u është ndaluar të flasin për shtypin sportiv para ndeshjeve.
Këtë radhë ndeshja ka një rëndësi shumë më të madhe, sepse vendos shumë për objektivin e Europës.
Presidenti Pashka Laska u ka kërkuar të tijve të mos flasin asnjë fjalë për ndeshjen e së shtunës me Kamzën.
Lojtarët shkodranë të Laçit, të kontaktuar për një prononcim në lidhje me sfidën e Kamzës dhe “ndihmën” që ata mund t’i japin Vllaznisë në këtë moment, e kanë pasur të pamundur të shprehen për këtë arsye.
Po ashtu, një arsye më shumë për ta kaluar këtë ndeshje me heshtje shtypi nga ana e kurbinasve, janë edhe polemikat që presidenti Laska ka pasur me kryebashkiakun e Kamzës, Xhelal Mziun, të cilit i ka kërkuar të kërkojë falje publike, ose çështja do të vazhdonte në Gjykatë.
Laçi kërkon ta sigurojë Europën nga kampionati dhe për momentin mban vendin e katërt. Në finalen e Kupës nuk i dihet çfarë ndodh. / Vipsport/