Duket se të gjithë kundërshtarët e Shqipërisë po mundohen të marrin shembull nga Maqedonia, e cila si mënyrë të vetme për të ndalur përfaqësuesen kuqezi ideoi dërgimin e saj në një stadium të vogël.

Shembullin e maqedonasve që luajtën ndeshjen e kualifikuesve të Botërorit 2018 në Strumicë, tani do ta ndjekë Izraeli, në përballjen e Ligës së Kombeve, turne që nis në shtator.

Izraelitët, pasi u mundën në shtëpi në një stadium 30 mijë vendesh nga Sadiku & Co. nuk dëshirojnë që të përsëritin një turpërim të ngjashëm.

Si rrjedhojë, ndeshja që në teori mund të luhej në stadiumin “Ramat Gan” (41583 spektatorë), “Teddy Stadium” (34000) apo “Sammy Ofer” (30870), ka përfunduar në “Turner Stadium”.

Impianti prej 16126 vendesh i përket skuadrës së Hapoel Ber Shevës dhe ndonëse është i rikonstruktuar së fundmi, është tepër i vogël në krahasim me të tjerët që ka në Izrael.

Ndeshja e 14 tetorit do të jetë e para zyrtare që Izraeli luan në historin e tij këtë impiant, ndërsa ndeshjen me Skocinë do ta luajë në “Samy Offer”, aty ku pësoi humbjen 3-0 përballë Shqipërisë. /vipsport/