Neser ne oren 12.00 ne Nion te Zvicres do te hidhet shorti i turit te dyte te Liges se Kampioneve te Europes, tur ne te cilin do te marre pjese edhe kampionia e Shqiperise, Vllaznia e Shkodres.

Kjo e fundit fitoi kete te drejte pasi atij kualifikimi dramatik vetem te ardhur nga goditjet e 11-metershave ne ndeshjen me kampionen turke ALG Spor Kulubu, kur ndeshja ne “Loro Boriçi” perfundoi me rezultatin 3-3.

Ne shortin e neserm ku do te marrin pjese 20 ekipe, UEFA i ka ndare ato ne dy vazo me nga 10 skuadra. Nje ndarje kjo e ardhur sipas koefiçentit qe ato kane ne renditjen e institucionit te futbollit europian.

Vllaznia ndodhet e 11-ta ne kete renditje dhe kesisoj i ka rene te jete ne vazon e dyte, nderkohe qe sipas skemes, do t’i duhet te ndeshet ne turin e ardhshem me njeren nga 10 skuadrat e vazos se pare.

Po kush jane keto skuadra? Behet fjale per ekipe me emer duke filluar nga kampionia e Skocise Glasgow City, ajo e Bjellorusise FC Minsk, e Austrise St.Polten, e Serbise ZFK Spartak, e Lituanise Gintra Universitetas, kampionia e Qipros Apollon LFC, ajo e Bosnjes SFK Sarajevo 2000, kampionia e Rumanise Olimpia Cluj, ajo e Belgjikes Anderleht dhe kampionia e Hungarise Ferencvarosh.

Kuptohet qe jane te gjithe kundershtare te forte, megjithate mund te kete edhe preferenca te shkodraneve per shortin e neserm, gjithsesi duhet pritur hedhja e goglave. Vllaznia padiskutim qe do te synoje kalimin edhe te turit te dyte.