Vllaznia do te luaje neser ne oren 17.00 ne Laç ndeshjen e rradhes per kampionat, pikerisht ndaj skuadres vendase me te njejtin emer. Nje sfide kjo shume e veshtire, per me teper qe edhe situata ne kampin shkodran nuk eshte ajo e duhura, sidomos tani pas largimit edhe te trajnerit Jonuz.
Megjithate, ne kampin shkodran nuk kane dashur t’i kushtojne rendesi ketij fakti dhe kane vijuar normalisht me pergatitjet e tyre per kete takim. Pasditen e sotme ekipi ka zhvilluar seancen e rradhes nen drejtimin e zevendestrajnereve Osja e Lekiqi.
Nderkohe menjehere pas saj, ekipi eshte grumbulluar. Ndryshe nga heret e tjera kur ne prag te ndeshjeve ne transferte, Vllaznia eshte grumbulluar jashte Shkodrees, kete here eshte vepruar ndryshe.
Drejtuesit kane vendosur qe skuadra te grumbullohet ne rezidencen e tyre te zakonshme, pikerisht ne hotel “Havana” dhe neser ne dreke pastaj do te marre rrugen drejt Laçit.
Arsyeja pse eshte vepruar keshtu duket se ka te beje me ate se drejtuesit kane dashur qe ta kene skuadren afer dhe ta mbajne ate te karikuar ne menyren e duhur duke shpresuar ne marrjen e nje rezultati pozitiv neser ne Laç.
www.shkodrasport.com