Dita e djeshme ka qenë e veçantë për një nga futbollistët me emër të futbollit shkodran.

Duhej të ishte shndërruar në një festë në rast fitoreje të Vllaznisë ndaj Kamzës por barazimi i arritur, ia ka prishur festën edhe atij.

Bëhet fjalë për Fatmir Paçramin, ish- sulmuesin e njohur të skuadrës shkodrane në vitet ’70- ’80.

Ai ka mbushur plot 65 vjeç dhe padyshim që ky përvjetor duhej të ishte festuar ndryshe.

Përveçse një sulmues i spikatur e që është dalluar për shpejtësinë e duhur por edhe nuhatjen para portave kundërshtare, Paçrami ka një karrierë shumë të suksesshme edhe si trajner moshash në Shkodër.

Gazeta “Shkodra Sport” i uron profesor Fatmirit edhe 100 vite të tjera të lumtura!