Ditën e sotme është mbyllur gjithçka sa i takon federimit të ekipit “Vllaznia B” që do të marrë pjesë në kampionatin e kategorisë së parë në sezonin e ri. Klubi shkodran në orët e mbrëmjes ka publikuar edhe listën e futbollistëve që do ta përbëjnë atë. Nga sa zbulohet, në këtë listë të trajnerit Ervis Kraja, bëjnë pjesë 25 futbollistë.
Në mes tyre, shumica padyshim që janë kontigjent i sezonit të kaluar duke filluar nga portierët Vjerdha e Hasani dhe për të vazhduar me Ruqin, Kolën, Balajn, Begën, Mehjen, Djepaxhinë, Hallunajn, Dibrën, Erkoçeviq, Hajdarin e me rradhë. Por interesant është fakti se këtyre emrave i janë shtuar edhe të tjerë me një CV të pasur si mbrojtësi Pelinku që pas aktivizimit me Korabin dhe sezonin e kaluar në Greqi, rikthehet të jetë pjesë e Vllaznisë B. Po ashtu, pjesë e këtij ekipi do të jetë edhe Bekim Dema, një lojtar që përveç Vllaznisë, është aktivizuar edhe me Skënderbeun, Kukësi dhe Laçin. Ja lista e plotë e këtij ekipi:
Me këtë përbërje, Vllaznia B synon të renditet në mes pesë ekipeve të para në grupin A. Sigurisht që nuk do të jetë e lehtë megjithatë me këta futbollistë dhe me punën që po bën stafi teknik, padyshim që do të kërkohet të arrihet ky objektiv.