Faqja e specializuar e futbollistëve Transfermarkt.com ka publikuar vlerat e reja të futbollistëve në treg. Futbollistët e Kosovës në përgjithësi kanë pasur ngritje. Tre futbollistët më të shtrenjtë janë Milot Rashica, Valon Berisha dhe Arbër Zeneli që vlejnë nga 5 milionë euro. Që të tre kanë arritur vlerë rekord në treg.