Ish-trajneri i Ajax, Feyenoord dhe PSV Eindhoven, Ronald Koeman, do të jetë trajneri i ardhshëm i kombëtare së Holandës, në fushatën eliminatore për kampionatin e ardhshëm europian dhe më pas për Kupën e Botës 2022.
Koeman, i cili u shkarkua tre muaj më parë nga klubi i Everton, pati sukses në dy sezonet e para në Premier League, por dështoi në të tretin, edhe pse shpenzoi 150 milionë euro për blerjen e futbollistëve gjatë merkatos.
Pas një jave të gjatë bisedimesh, nesër Koeman do të firmosë kontratën dhe do të prezantohet zyrtarisht…
Federata Holandeze e Futbollit, KNVB, ka qenë në kërkim të një trajneri që kur Dick Advoccat u shkarkua në muajin nëntor, pasi Holanda nuk arriti të kualifikohet për në kampionatit botëror “Rusi 2018”.
54-vjeçari Koeman ka qenë pjesë e rregullt e kombëtares së Holandës gjatë kohës që luante futboll dhe u aktivizua në 78 ndeshje me “tulipanët”.
Ai ka qenë edhe më parë kandidat për të marrë drejtimin e përfaqësueses, por në vitin 2010 humbi “balotazhin” me Louis van Gaal. Më pas, ky i fundit i udhëhoqi portokallinjtë drejt finale ku u mposht nga Spanja./telesport/