Teuta dhe Vllaznia luajnë sot një ndeshje shumë interesante mes tyre në javën e pestë të Superiores.

Të dy skuadrat kanë ambicie për të qenë pjesë e katërshes që lufton për titullin ndaj edhe ky duel do të tregojë se si janë në raport me njëri-tjetrin.

Të dy ekipet vijnë pas fitoreve të rëndësishme në kampionat, me durrsakët të cilët mundën Skënderbeun, ndërsa shkodranët të cilët mposhtën kampionët në fuqi të Egnatias.

FORMACIONET ZYRTARE

TEUTA: Tafas, Jazxhi, Kruja, Kotobelli, A. Peposhi, Beqja, Arifi, E. Peposhi, Vila, Lloci, Preknicaj.
Trajner Edi Martini

VLLAZNIA: Qarri, Gurishta, Juriç, Stojanoviç, Jago, Krymi, Qato, Alivoda, Mala, Delaj, Balaj.
Trajner: Tomas Brdariç