Vllaznia dhe Laçi do të përballen nga ora 15:30, për javën e fundit të Superiores. Një ndeshje ku kuqeblutë luajnë për të ruajtur vendin e dytë, ndërsa kurbinasit kërkojnë mrekullinë për të mbijetuar.

Vetëm fitorja i bën punë Laçit, për të besuar më pas në rezultatet e ndeshjeve të tjera. Tashmë janë publikuar formacionet zyrtare.

Trajnerët Brdariç dhe Moriero kanë shuar dilemët për titullarët e ndeshjes në “Loro Boriçi”.

FORMACIONET ZYRTARE

Vllaznia: Jukaj; Gurishta, Krymi, Gruda, Balaj, Çoba, Bajrami, Repaj, Mala, Deliu, Qato

Trajner: Tomas Brdariç

Laçi: Dobjani; Lleshi, Tresa, Bibo, Prodani, Shabani, Melo, Mjaki, Traore, Opeh, Kristian

Trajner: Françesko Moriero